I dënuari 18 vite për vrasje, shpallet fajtor për kërcenim të Prokurores së krimeve të renda - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I dënuari 18 vite për vrasje, shpallet fajtor për kërcenim të Prokurores së krimeve të renda

    Insajderi
    02 April 2025 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tetë vite me parë, pasi ishte shpallur fajtor, po atë ditë i akuzuari Sali Lushaj e kishte kërcënuar prokuroren e rastit Valbona Disha Haxhosaj, shkruan Insajderi.

    Pas 8 vitesh, gjykata e ka shpallur fajtor për kanosje duke e dënuar 8 muaj burgim.

    Duke u bazuar në këto rrethanat, si dhe me vetë pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, gjyqtari i çështjes të akuzuarin Sali Lushaj e ka shpallur fajtor për veprën penale për të cilën ngarkohet ngase në veprimet e të akuzuarit të përshkruara si në dispozitivin e këtij aktgjykimit formohen të gjitha elementet e veprës penale Kanosja nga neni 185“, shkruan në aktgjykimin e parë nga Gazeta Insajderi.

    Sali Lushaj bashkë me djalin e tij Durimin, janë dënuar nga gjykata për vrasjen e dy vëllezërve në Shaptej te Deçanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark