Insajderi
Analiza

Ky është personi që po kërkohet si i dyshuar për vrasjen e rreshterit në Kaçanik

Insajderi
02 April 2025 - 12:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është personi që po kërkohet si i dyshuar për vrasjen e rreshterit në Kaçanik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rreshteri Muhamed Lika, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit në hyrje të banesës së tij mbrëmë në Kaçanik. Nga plagët e marra, ai ka humbur jetën.

https://youtube.com/shorts/WC_od1IeII0?feature=shared

Gazeta Insajderi përmes burimeve të saja ka marrë vesh se personi që po kërkohet është përreth 17-vjeçar (moshë e mitur), teksa inicialet e tij janë L.B.

Burime të Insajderit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në një moment kur i mitur ishte duke tentuar që të kryente një grabitje. “Ai kishte edhe armën me vete”, kanë bërë të ditur burime të Insajderi, duke shtuar se në momentin që i ndjeri, polici Muhamed Lika ka ndeshur në të dyshuarin, ai ka shtënë në të.

LEXO EDHE:

Personi në fjalë është ende në arrati për ngjarjen e mbrëmshme që tronditi vendin.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt mbrëmë për media bëri të ditur se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

“Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, ka bërë të ditur ai.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ende s’është deklaruar lidhur me rastin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark