"Janë shkrepur katër plumba" – Gazetarja e Insajderit sjell detaje ekskluzive nga vendi i ngjarjes në Kaçanik, ku humbi jetën polici kosovar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Janë shkrepur katër plumba” – Gazetarja e Insajderit sjell detaje ekskluzive nga vendi i ngjarjes në Kaçanik, ku humbi jetën polici kosovar

    Insajderi
    02 April 2025 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi, është duke qëndruar në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja e rreshterit, Muhamed Lika, mbrëmë në Kaçanik.

    Sipas banorëve mbrëmë janë shkrepur katër plumba në drejtim të Muhamed Likës në ndërtesën ku po banonte rreshteri, bashkë me bashkëshorten e tij, shkruan Insajderi.

    Rreshteri është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit në hyrje të banesës së tij mbrëmë në Kaçanik. Nga plagët e marra, ai ka humbur jetën.

    Gazeta Insajderi përmes burimeve të saja ka marrë vesh se personi që po kërkohet është përreth 17-vjeçar (moshë e mitur), teksa inicialet e tij janë L.B.

    Mes tjerash banorët i kanë thënë gazetares së Insajderit se në vendin ku ka ndodhur ngjarja të shkallët është errësirë dhe personi i dyshuar e ka ditur që është errësirë dhe e kanë pritur rreshterin derisa të vijë për të ngjitur shkallëve për të shkuar në banesën e tij dhe i ka shkrepur plumbat në drejtim të tij.

    Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark