Sot varrosët rreshteri i vrarë në Kaçanik, Muhamed Lika - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varrosët rreshteri i vrarë në Kaçanik, Muhamed Lika

    Insajderi
    02 April 2025 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë është vrarë me armë zjarri polici Muhamed Lika para banesës së tij në Kaçanik.

    Vrasja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.

    Rreshteri, Muhamed Lika do të varroset sot në Kaçanik.

    I dyshuari për vrasjen e tij ndodhet ende në arrati, ndonëse Policia është aktivizuar në kërkim të tij.

    Insajderi raportoi më herët se i dyshuari për vrasjen e tij është një 17 vjeçar.

    Burimet e mediumit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në një moment kur një i mitur ishte duke tentuar që të kryente një grabitje. “Ai kishte edhe armën me vete”, kanë bërë të ditur burime të Insajderi, duke shtuar se në momentin që i ndjeri, polici Muhamed Lika ka ndeshur në të dyshuarin, ai ka shtënë në të.

    Rreshteri, Muhamed Lika është vrarë mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark