Ky është personi që e gjeti në gjendje të rëndë rreshterin, Muhamed Lika - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që e gjeti në gjendje të rëndë rreshterin, Muhamed Lika

    Insajderi
    02 April 2025 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë është vrarë me armë zjarri polici Muhamed Lika para banesës së tij në Kaçanik.

    Djali i axhës së tij, Muzafer Lika, tha se janë tronditur nga ngjarja dhe për asnjë moment nuk e kishin pritur një fatkeqësi të tillë.

    Ai bëri me dije për IndeksOnline se pas plagosjes, ishte bashkëshortja e tij ajo që e gjeti para banesës në gjendje të rëndë.

    Familja Lika ka hapur të dyert pwr ngushwllime. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:30.

    Gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi, është duke qëndruar në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vrasja e rreshterit, Muhamed Lika, mbrëmë në Kaçanik.

    Sipas banorëve mbrëmë janë shkrepur katër plumba në drejtim të Muhamed Likës në ndërtesën ku po banonte rreshteri, bashkë me bashkëshorten e tij, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi përmes burimeve të saja ka marrë vesh se personi që po kërkohet është përreth 17-vjeçar (moshë e mitur), teksa inicialet e tij janë L.B.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark