A dihen motivet e vrasjes të rreshterit? Flet Kryeprokurori i Ferizajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A dihen motivet e vrasjes të rreshterit? Flet Kryeprokurori i Ferizajt

    Insajderi
    02 April 2025 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka thirrur një konferencë për media, për vrasjen e rreshterit të policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, para mediave tha se lidhur me këtë rast Policia e Kosovës është duke bërë një punë të jashtëzakonshme në gjetjen dhe kapjen e autorëve të kësaj vrasje.

    Më tutje kryeprokurori Çerkini bëri të ditur se janë intervistuar disa persona lidhur me këtë rast.

    “Jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kanë çuar në këtë vrasje të rëndë. Gjatë punës hetimore gjatë natës së mbrëmshmë por edhe gjatë ditës së sotshme janë ndërmarrë shumë veprimet hetimore janëintervistuar shumë persona, dëshmitarë, persona që kanë rastisë në vendin e ngjarjes qe na shpien në zbardhjen e kësaj ngjarjes”, tha Çerkini para mediave.  

    Çerkini deklaroi se asnjë person nuk është arrestuar deri më tash.

    “E di që kanë rrjedhë informata dhe dyshime për arrestimin e personave të ndryshëm për dyshimin se cilët persona kanë mundur të kryejnë këtë vepër penale, deri më tani nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale. Ne nuk dijmë arsyen apo edhe motivin që ka çuar deri në këtë rast makabër”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark