Postimi prekës i kolegut të rreshterit të vrarë: Një dorë kriminale dhe tinëzare e ndau nga ne - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Postimi prekës i kolegut të rreshterit të vrarë: Një dorë kriminale dhe tinëzare e ndau nga ne

    Insajderi
    02 April 2025 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë është vrarë me armë zjarri polici Muhamed Lika para banesës së tij në Kaçanik.

    Naim Kodra, njëri nga kolegët e policit të vrarë, ka prekur me një postim prekës dedikuar atij, përcjell Insajderi.

    Në postimin e tij, Kodra e përshkruan Muhamed Likën si një burrë të besës dhe të fjalës, një polic të devotshëm që kishte dhënë gjithçka për sigurinë e Kosovës dhe për detyrën e tij.

    Ai e quan vdekjen e tij një humbje të madhe për Policinë e Kosovës dhe për gjithë vendin, ndërsa thekson se vrasja e tij ishte veprim i një “dore kriminale dhe tinzare”.

    “Mbrëmë ne oret e vona nga ne u nda një burrë i beses dhe i fjalës! Një dorë kriminale dhe tinzare e ndau nga ne,një nder zyrtaret policor me te mirë qe kishte Kosova,u nda nga ne Muhamed Lika! U mblodhem ne një iftar te ketij ramazani qe e lam pas me shume kolegë policor ku gjithsesi prezenca juaj ishte e domosdoshme. Kaluam një mbrëmje normale me biseda nga me te ndryshmet,duke evokuar kujtime qe nga lufta,pastaj puna e perditshme policore si dhe angazhimi ynë ne vazhdimsi ne Veriun e Kosovës!

    U ndamë atë natë me premtimin qe shumë shpejt do te ritakohemi me një iftar ne Kaqanik,por angazhimet dhe detyrat policore na e pamundesuan edhe nje iftar tjeter! Kjo mbrëmje ishte e fundit qe u takuam! Do te kujtojm tërë jeten si një shok,koleg dhe mbi te gjitha si një burrë qe per asnjë moment nuk e ndale kontributin per Kosovën! Pusho i qetë Muhamed! Të qoft i lehtë dheu i Kosovës! P.s. Zgjodha këtë foto per te ju kujtuar juve ashtu siq ishit,i buzeqeshur gjithmonë,pozitiv dhe i afert me te gjithë!”, shkruan Kodra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark