Operacion në 35 shtete kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Operacion në 35 shtete kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet

    Insajderi
    02 April 2025 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit në Shqipëri është pjesë e operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Stream”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet.

    Në operacion morën pjesë agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit.

    Operacioni ndërkombëtar “Stream” u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe nga Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), dhe u mbështet nga EUROPOL-i.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL, se dhe një shtetas shqiptar ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale, i ka referuar materialet procedurale Prokurorisë së Tiranës, e cila ka regjistruar procedim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

    Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, u mundësua identifikimi i të dyshuarit, shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

    Gjithashtu, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e kontrolleve në banesën e 29-vjeçarit, ku u sekuestruan në funksion të hetimit tre celularë dhe një laptop.

    Pajisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme.

    Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, në vendin tonë. /abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark