​Fillon të përhapet varianti i ri i COVID-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Fillon të përhapet varianti i ri i COVID-19

    Insajderi
    02 April 2025 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Variantet e reja të virusit SARS-CoV-2, më shumë se pesë vjet pas shpalljes së pandemisë COVID-19, po shfaqen rregullisht në Australi.

    Varianti më i fundit LP.8.1 është duke u përhapur, duke përbërë afërsisht një në pesë raste me COVID-19 në New South Wales, sipas SBS News, transmeton Insajderi.

    Ai është bërë varianti i tretë më dominues në shtetin e New South Wales, përcjell A2. I zbuluar për herë të parë në korrik 2024, LP.8.1 është një pasardhës i Omikronit, konkretisht i KP.1.1.3, që është pasardhës i JN.1, një nën-variant që shkaktoi valë të mëdha infeksionesh me COVID në mbarë botën në fund të vitit 2023 dhe fillim të vitit 2024.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur LP.8.1 si një variant nën monitorim në janar, për shkak të rritjes së tij të ndjeshme në mbarë botën.

    Agjencia globale e shëndetësisë ka vlerësuar që rreziku shtesë për shëndetin publik që paraqet LP.8.1 në nivel global është i ulët. Simptomat e LP.8.1 nuk duket të jenë më të rënda se ato të varianteve të tjera që qarkullojnë, duke sugjeruar se varianti nuk ka shumë mundësi të ndikojë në drejtimin e pandemisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark