E la një letër për familjen – Ky është burri që dyshohet se bëri vetëvrasje në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E la një letër për familjen – Ky është burri që dyshohet se bëri vetëvrasje në veri

    Insajderi
    02 April 2025 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Gazivodë të Zubin Potokut, ku një burrë dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

    Viktima u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut nga familjarët e tij, por nuk mundi të mbijetojë

    Sinjali raporton se viktima që dyshohet se është mbytur në ujë është Mijat Soverlic, rreth 59-vjeçar.

    I ndjeri u dërgua në spital në mëngjes, ndërsa pasdite u konfirmua vdekja e tij – me ç’rast u njoftua edhe Policia.

    Tutje thuhet se Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku është gjetur një letër lamtumirëse që viktima e ka lënë për familjen, ku paralajmëronte se do të kryente vetëvrasje.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark