Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa - Insajderi
×
Kulturë

Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

Insajderi
03 April 2025 - 09:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bota e artit shqiptar ka humbur një prej emrave më të mëdhenj të skenës dhe kinematografisë.

Margarita Xhepa, aktorja e mirënjohur dhe e dashur nga publiku, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare.

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka tronditur komunitetin artistik dhe adhuruesit e saj, të cilët e kanë vlerësuar gjithnjë si një ikonë të kulturës shqiptare, përcjell Insajderi.

E lindur më 2 prill 1932, Margarita Xhepa festoi vetëm një ditë më parë ditëlindjen e saj të 93-të, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike.

Me një karrierë që shtrihet në disa dekada, ajo ka interpretuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi, duke u bërë një figurë e dashur dhe e nderuar e artit shqiptar.

Puna dhe kontributi i saj në art do të mbeten të pavdekshme, duke frymëzuar breza të tërë aktorësh dhe adhuruesish të teatrit dhe filmit shqiptar. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark