Insajderi
Lajme

Vjedhje në Xhaminë e Prizrenit: Policia publikon foton e të dyshuarit

Insajderi
03 April 2025 - 10:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vjedhje në Xhaminë e Prizrenit: Policia publikon foton e të dyshuarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”.

Ai dyshohet se më 2 shkurt ka  hyrë në xhaminë e fshatit Korishë të Prizrenit dhe ka vjedhur paratë nga arka e xhamisë, transmeton Insajderi.

I dyshuari është ende i panjohur, kështu që Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e tij.

“Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografi të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është  rezultuar  në identifikim i tij. Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet  bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark