Ky është vendi të cilin Trump e tronditi me tarifën më të lartë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky është vendi të cilin Trump e tronditi me tarifën më të lartë

    Insajderi
    03 April 2025 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tarifat gjithëpërfshirëse të shpallura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të mërkurën synojnë jo vetëm superfuqitë ekonomike, por edhe minonët financiarë. Në fakt, një listë e Shtëpisë së Bardhë vë në dukje disa territore pa ekonomi dhe pa njerëz fare.

    Saint Peter dhe Miquelon, enklavë franceze e përbërë nga tetë ishuj të vegjël pranë provincës kanadeze të Newfoundland, ka tarifën më të lartë reciproke, sipas CNN, përcjell Insajderi.

    Dy ishujt kanë përreth 6000 banorë.

    Trump po vendos tarifë marramendëse prej 50 për qind për Saint Pierre dhe Miquelon.

    SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark