Insajderi
Botë

Macron thërret një takim krize me biznesmenët e prekur nga tarifat e Trump

Insajderi
03 April 2025 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Macron thërret një takim krize me biznesmenët e prekur nga tarifat e Trump
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të mbajë sot një takim në Pallatin Elize, ku do të takojë përfaqësues të të gjitha sektorëve ekonomikë të prekur nga tarifat e reja amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli një normë të re doganore prej 10% për të gjithë produktet e importuara, me një shtesë prej 20% për Bashkimin Europian.

Kjo ka hapur një luftë tregtare të re, me pasoja të mundshme serioze për ekonominë globale, inflacionin dhe rritjen ekonomike, raporton Investing.com, transmeton Insajderi.

Prodhuesit francezë të verës dhe pijeve alkoolike tashmë kanë paralajmëruar se eksportet e tyre në SHBA do të ulen me të paktën 20% pas shpalljes së tarifave të reja. Macron do të përpiqet të gjejë një qasje të përbashkët ndaj situatës dhe mundësitë e përgjigjeve për të mbrojtur kompanitë evropiane nga këto masa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark