Fatmir Spahiu i bën thirrje FFK-së në Beograd: Kthehuni në shtëpi! - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Fatmir Spahiu i bën thirrje FFK-së në Beograd: Kthehuni në shtëpi!

    Insajderi
    03 April 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, që në publik njihet edhe si një tifoz i madh i Kombëtares së Kosovës në futboll ka reaguar në lidhje me skandalin e Serbisë në Kongresin e UEFA-s që po mbahet në Beograd.

    Atje, sot para syve të UEFA-s u hoqën simbolet, respektivisht flamuri i Republikës së Kosovës, e kjo ka bërë që Spahiu të reagojë me një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

    “Federata e Futbollit e Kosovës kthehu në shpi”, ishte shkurtimisht postimi i tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark