Egli dhe Gjesti grinden ashpër: Manipulues, ik se më çmende - Insajderi
×
Show

Egli dhe Gjesti grinden ashpër: Manipulues, ik se më çmende

Insajderi
03 April 2025 - 16:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Egli dhe Gjesti janë fjalosur ashpër gjatë ditës së sotme me banoren e cila insistonte tërë kohës që ta linte rehat.

Nuk dihet ende saktësisht se çfarë çoi në grindjen e tyre, megjithatë ajo dëgjohet duke i thënë gjatë gjithë kohës manipulues.

“Nuk më manipulon dot më që të mbyll gojën. A the ti, kështu kam zgjuar Olën nga gjumi më the”, i thoshte Egli, derisa përmendi një ndodhi të mëngjesit ku Gjesti i shkoi për ta zgjuar nga shtrati dhe i përmendi ish-banoren.

“Kush jam unë dhe kush është Ola për ty. Dhe bravo të qoftë që mendon që mund të rregullosh raportet me mua duke më zgjuar ashtu”, i thoshte ajo, përcjell Insajderi.

“Ma nxive që kur kam hyrë në këtë shtëpi. Ik se sa kam hap sytë. Manipulues, për të mbuluar atë që bën do të më nxjerrësh si një njeri që ka trauma. Ik se më çmende, m’u largo”, vazhdonte Egli duke e qortuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark