Veprim i shpejt i policisë- Gjobitë ashpër shoferin që voziti anën e kundër të autostradës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veprim i shpejt i policisë- Gjobitë ashpër shoferin që voziti anën e kundër të autostradës

    Insajderi
    03 April 2025 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veturë e tipit “Golf 5” që u incizuar duke vozitur në anën e kundër të autostradës është gjobitë nga policia.

    Policia e Kosovës ka gjobitur me 500 euro shoferin i cili ka drejtuar veturën.

    Po ashtu, policia i ka dhënë atij pesë pikë negative dhe të njëjtit i ka ndaluar drejtimin  e automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë muajve.

    ‘‘Drejtimi i automjetit në kahje të kundërt në autostradë!

    Me datën 03.04.2025 ne rrjetet sociale është publikuar një video-incizim i një Automjeti duke qarkulluar ne kahje te kundërt ne Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”. Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me njësinë kufitare ka identifikuar dhe ndaluar shoferin që ka drejtuar mjetin në kahun e kundërt të lëvizjes,  i njëjti është gjobitur me 500 €, 5 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj gjithashtu mjeti përmes kompanisë për tërheqje është larguar nga trafiku’’, ka njoftuar Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark