Mediumi serb: Si gënjeu Vuçiq ndër sy të Sekretarit të Jashtëm britanik? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediumi serb: Si gënjeu Vuçiq ndër sy të Sekretarit të Jashtëm britanik?

    Insajderi
    03 April 2025 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gënjeu para syve të sekretarit për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, David Lammy.

    Të paktën, kështu po pretendon mediumi serb ‘Nova.rs’.

    Nëse e pyesni presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Serbia është bastion i demokracisë në Evropë. Pavarësisht se personat ndalohen dhe dënohen me dënime drakoniane për pjesëmarrje në protesta apo për hedhjen e vezëve dhe pavarësisht se policia nuk reagon kur qytetarët thërrasin për ndihmë ndërsa sulmohen para syve të tyre nga persona pranë autoriteteve”, thuhet ndër të tjera në artikullin ku pretendon se Vuçiq gënjeu para sekretarit britanik kur tha se Serbia është vend demokratik, përcjell Insajderi.

    Në takim, pasi kreu i diplomacisë britanike, David Lammy, iu referua protestave, duke deklaruar se vendi i tij nuk ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë, presidenti u përpoq të shpjegonte se “asnjë forcë” nuk u përdor kundër demonstruesve.

    Sa i përket protestave dhe situatës sonë politike në Serbi, jam shumë i lumtur dhe krenar të them se, ndryshe nga shumica e vendeve në Bashkimin Evropian dhe në mbarë botën, në Serbi nuk është përdorur asnjë forcë kundër protestuesve që shkelin ligjin çdo ditë, se kemi dëgjuar trillime të shumta për përdorimin e armëve akustike dhe ato nuk janë përdorur kurrë, dhe jemi të sigurt se shërbimi juaj sekret dhe të gjithë të tjerët janë në gjendje të ndjekin informacione të sakta për Serbinë në të ardhmen, t’i trajtojmë ata që demonstrojnë kundër qeverive të tyre në këtë mënyrë, pa asnjë përdorim të dhunës, ose themi kur pushtojnë BBC-në“, citohet të ketë thënë Vuçiq, në artikullin ku kjo deklaratë prezantohet si gënjeshtër.

    Gjatë takimit mes Lammyt dhe Vuçiqit, u nënshkruan disa memorandume mirëkuptimi. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark