Insajderi
Lajme

“Tarifat e Kosovës ndaj SHBA mbetje që nga koha e UNMIK-ut, të hiqen menjëherë”

Insajderi
03 April 2025 - 19:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Tarifat e Kosovës ndaj SHBA mbetje që nga koha e UNMIK-ut, të hiqen menjëherë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë transaksional.

Duke iu referuar tarifave që aktualisht ekzistojnë ndaj produkteve amerikane, Çitaku i ka quajtur ato mbetje të së kaluarës administrative të UNMIK-ut. Ajo ka premtuar se nëse PDK merr drejtimin e qeverisë, ato tarifa do të hiqen menjëherë.

LEXO EDHE:

“Ky nuk është vetëm një akt politik i mençur – është një hap drejt një ekonomie më të hapur, më të fuqishme dhe më konkurruese. Është një angazhim për partneritet të vërtetë, që i shërben qytetarëve tanë, bizneseve tona dhe zhvillimit të vendit”, ka theksuar ajo.

“Mbështetja që SHBA i ka dhënë Kosovës nuk matet me para. Ajo është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta: liria, demokracia, dhe e drejta e popujve për të jetuar të lirë dhe të barabartë”, ka shkruar Çitaku në ‘Facebook’.

Sipas saj, heqja e tarifave është akt drejt një ekonomie më të hapur. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark