Rizvanolli: Qeveria i propozoi ZRRE-së 'rritje më të butë' të çmimit të energjisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli: Qeveria i propozoi ZRRE-së ‘rritje më të butë’ të çmimit të energjisë

    Insajderi
    03 April 2025 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës i ka propozuar Zyrës Regullatore për Energji një rritje më të butë të çmimit të energjisë elektrike, duke sugjeruar uljen e të hyrave të lejuara për kompanitë energjetike.

    Sipas saj, ky propozim është mbështetur nga argumente të forta, përfshirë shtimin e kapaciteteve prodhuese nga termocentrali Kosova B, raporton Insajderi.

    “Ne kemi propozuar tek ZRRE-ja disa ndryshime… E para është që të zbutet rritja, të ulen të hyrat e lejuara të kompanive dhe rrjedhimisht edhe të zbutet rritja në masën që është e mundshme… Pas intervenimeve që do të bëhen në Bllok B gjatë kësaj pranvere dhe vere, prej fundit të tetorit do të shtohet kapaciteti për pesëmbëdhjetë megavat, që do të thotë se për tridhjetë e nëntë gigavat orë në periudhën tetor-dhjetor do të rritet prodhimi i termocentralit Kosova B, dhe kjo nënkupton që diku rreth gjashtë milionë, së paku, do të ketë import më pak”, tha Rizvanolli në emisionin CONTEXT në ATV.

    Rizvanolli shtoi se ka kërkuar sqarime shtesë nga ZRRE, pasi ka vënë re disa disheduksione në propozimet e këtij viti krahasuar me vitin e kaluar.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark