Nuk ndalet Xheneta: Gjesti më ka në zemër, dridhet për mua - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Nuk ndalet Xheneta: Gjesti më ka në zemër, dridhet për mua

    Insajderi
    03 April 2025 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ftuar në emisionin Fiks Fare, Xheneta Fetahu ka bërë disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e publikut, duke zbuluar të pathëna mbi marrëdhënien e saj me Gjestin, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4.

    Sipas Xhenetës, Gjesti ende ruan ndjenja për të, duke përmendur disa fakte që sipas saj e vërtetojnë këtë. Një ndër to është fakti që ai ende mban disa nga gjërat e saj personale brenda shtëpisë së BBVA, përcjell Insajderi.

    “Ka qenë në zemrën time por nuk është më. Ai (Gjesti) më ka pikë në zemër, kur u futa brenda ai u dridh për mua…”, dëgjohet duke thënë ajo.

    Për më tepër, ajo tha se në deklaratat e tij të fundit, Gjesti ka pranuar se momenti më i bukur për të në këtë format ishte pikërisht hyrja e saj në shtëpi.

    Madje sipas saj Gjesti ka thënë se momenti më i mirë për të ishte, kur “ex-i” iu fut brenda, pra momenti kur Xheneta u fut brenda BBVA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark