“Fli i qetë, ta lexojmë programin kur të jesh në gjumë”, Edi Rama thumbon Bashën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Fli i qetë, ta lexojmë programin kur të jesh në gjumë”, Edi Rama thumbon Bashën

    Insajderi
    03 April 2025 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e ironizuar atë për qëndrimet e tij mbi marrëdhëniet me SHBA dhe programin politik.

    Në një postim në rrjetet sociale, Rama publikoi një video të Bashës duke folur në një takim me studentë, ndërsa njëkohësisht komunikonte edhe live në internet. “Po fol njëherë me ata që ke aty, s’ka lezet, i fton dhe pastaj flet me ekranin”, shkroi Rama, përcjell Insajderi.

    Lidhur me deklaratat e Bashës për rolin e SHBA-së në SPAK, Rama iu përgjigj me ironi: “Nuk dal kurrë para teje kur vjen puna tek Amerika, ti i di më mirë këto punë. Nëse thua që janë kthyer fuqishëm, me siguri kështu duhet të jetë”.

    Duke vazhduar ironinë, Rama iu drejtua Bashës: “Fli i qetë, se do ta lexojmë programin kur të jesh në gjumë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark