"Dashnia jote me bufin është e hershme", "Më e keqja s’ka ardhur ende" - Basha ia kthen shpejt Ramës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dashnia jote me bufin është e hershme”, “Më e keqja s’ka ardhur ende” – Basha ia kthen shpejt Ramës

    Insajderi
    03 April 2025 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për bashkëpunim me Sali Berishën dhe për mbylljen e listave zgjedhore.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha i kujtoi Ramës ndryshimin e ligjit zgjedhor në 2008, duke thënë se ky veprim ishte në favor të tyre: “Bashkë e ndryshuat ligjin për zgjedhjet, bashkë bëtë foltoren, i dhe vulën, liruat të korruptuarit dhe mbyllët listat”.

    Basha gjithashtu ironizoi deklaratat e Ramës mbi marrëdhëniet me SHBA, duke e sfiduar: “Po tani që ke marrë vesh që amerikanët janë kthyer, pse s’më përgjigjesh ‘ku i ke shokët’?”.

    Përmbyllja e videos së tij: “Hajde 7 herë 7, Rama, më e keqja s’ka ardhur ende”, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark