
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të hiqet taksa ndaj produkteve të SHBA-së, shkruan Insajderi.
“HIQNI ÇDO TAKSË NDAJ SHBA-SË”, ka shkruar ai në Facebook.
Reagimi i Haradinajt vjen pas vendosjes së një takse prej 10% nga SHBA për produktet e Kosovës, një masë që është minimalja krahasuar me vendimet që presidenti Donald Trump ka ndërmarrë ndaj shteteve të tjera.
Theksojmë se, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës në detyrë që të pezullojë taksën prej 10% që është vendosur ndaj mallrave të Shteteve të Bashkuara.
Kjo kërkesë vjen pas vendimit të Administratës Trump, e cila ka vendosur tarifa prej 10% për të gjitha importet, përfshirë edhe ato nga Kosova.
Në një deklaratë, Osmani tha se ky hap do të dërgonte një mesazh të fuqishëm për forcimin e marrëdhënieve ekonomike me SHBA-në, duke bërë të qartë angazhimin e Kosovës për një partneritet më të ngushtë dhe më të qëndrueshëm me aleatin e saj më të rëndësishëm.
/Insajderi