Sot në Prishtinë protestohet kundër dhunës dhe vrasjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në Prishtinë protestohet kundër dhunës dhe vrasjeve

    Insajderi
    04 April 2025 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata “Roja e Kohës” organizon sot një protestë paqësore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si reagim ndaj ngjarjeve të rënda të fundit që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë ngritur shqetësime për sigurinë e jetës në vend, përcjell Insajderi.

    Protesta është paralajmëruar nga ora 14:00.

    Protesta vjen pas disa rasteve të vrasjeve që kanë shokuar shoqërinë dhe kanë ngritur pyetje mbi masat e sigurisë dhe reagimin e institucioneve.

    Tubimi pritet të mbledhë qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes pankartave dhe mesazheve sensibilizuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark