AAK: Kurti po e keqpërdor Kryeministrinë për takime politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Kurti po e keqpërdor Kryeministrinë për takime politike

    Insajderi
    04 April 2025 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për keqpërdorim të postit të tij, duke zhvilluar takime me deputetë të partive jo shumicë brenda zyrave të Qeverisë, shkruan Insajderi.

    Sipas AAK-së, këto takime janë përdorur për aranzhime politike dhe jo për qeverisjen e shtetit.

    Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se zyra e Kryeministrit është një institucion shtetëror dhe jo një mjet për pazare politike.

    “Kryeministër në detyrë, takimet me komunitete mbaji në zyrë të partisë. Kryeministria nuk është pazar, asnjë parti e as individ nuk është mbi shtetin. Zyra e Kryeministrit është për me qeverisë shtetin, e ke zyrën e partisë për koalicione.”, deklaroi ai.

    Theksojmë se jo të gjithë deputetët e zgjedhur të komuniteteve joshumicë kanë konfirmuar votën për Kurtin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark