Granit Xhaka, mbreti i pasimeve në Bundesliga! - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Granit Xhaka, mbreti i pasimeve në Bundesliga!

    Insajderi
    04 April 2025 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Xhaka vazhdon të tregojë pse është një nga mesfushorët më të rëndësishëm në futbollin europian.

    Sipas statistikave të fundit nga Bundesliga Match Facts, mesfushori shqiptar nga Kosova, i cili luan për Bayer Leverkusen, kryeson Bundesligën për performancën më të lartë në pasime.

    Me 1966 pasime të suksesshme, Xhaka arrin një performancë pasimi prej 67.0, duke lënë pas rivalët e tij kryesorë, Angelo Stiller të Stuttgart dhe Joshua Kimmich të Bayern Munich.

    Ky sukses vjen në një sezon të mirë për Leverkusen, që po lufton për titullin në Bundesligë dhe ka shfaqur një stil loje dominant nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.

    Roli i Xhakës në këtë ekip është kyç, duke qenë dirigjenti i mesfushës dhe një faktor vendimtar në ndërtimin e aksioneve sulmuese të skuadrës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark