Pas më shumë së një dekade, caktohet ndeshja Barcelona vs Real Madrid - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Pas më shumë së një dekade, caktohet ndeshja Barcelona vs Real Madrid

    Insajderi
    04 April 2025 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëmbëdhjetë vjet pa një finale të Kupës mes Real Madridit dhe Barcelonës. Pritja do të përfundojë më 26 prill në La Cartuja, shkruan AS, transmeton Insajderi.

    Një El Clásico i radhës do të vendos që njërit nga dy klubet më gjigante në botë të i shtohet edhe një trofe tjetër në vitrinat e tyre.

    Sa i përket statistikave, bardhezinjtë qëndrojnë më mirë se katalunasit me 4 fitore, teksa në anën tjetër gjithsej tre fitore.

    Barcelona e trajnerit gjerman, Hansi Flick, hyn favorite në këtë garë duke marrë parasysh formën e mirë që po kalon dhe duke kujtuar ndeshjen e fundit El Clásico që u mbyll me rezultat 0-4.

    Këto dy skuadra do të përballen sërish edhe pas finales së Kupës së Mbretit, në ndeshjen e 35-të të La Liga-s (11 maj).

    Bilanci i finales

    2014: Real Madrid 2-1 Barcelona

    2011: Real Madrid 1-0 Barcelona

    1990: Barcelona 2-0 Real Madrid

    1983: Barcelona 2-1 Real Madrid

    1974: Real Madrid 4-0 Barcelona

    1968: Barcelona 1-0 Real Madrid

    1936: Real Madrid 2-1 Barcelona


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark