
Banori i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Dje ai i është drejtuar me mesazhe Noizyt dhe Dafina Zeqirit.
“Noizy, nëse s’ma ke sjellë dronin e vërtetë, do të ta thyej Ferrarin kur të dal”, dëgjohet duke thënë Gjesti, duke nënkuptuar një dhuratë që mesa duket ia ka premtuar kolegu i tij nga skena e hip-hopit. Por nuk mbaron me kaq.
Ai vazhdon edhe me Dafinën, duke thënë me humor: “Edhe ti, Dafina Zeqiri, nëse nuk ma ke kthyer follow-in në Instagram, kuku për ty!”, shkruan Insajderi.
Noizy dhe Dafina ne probleme me kingin.#bbvipal #bbvipal4 pic.twitter.com/k2Gzjad0V2
— Joker🃏 (@JokerBbvip) April 4, 2025