Insajderi
Lajme

Kërkesa e Osmanit për heqjen e tarifës ndaj SHBA’së, reagon kongresisti tjetër republikan: ‘‘Çlirim’’

Insajderi
04 April 2025 - 13:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkesa e Osmanit për heqjen e tarifës ndaj SHBA’së, reagon kongresisti tjetër republikan: ‘‘Çlirim’’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasi presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Qeverisë në detyrë që të pezullojë taksën prej 10% që Kosova e ka të vendosur ndaj mallrave të SHBA-së, ka reaguar edhe kongresist republikan amerikan, Marlin Stutzma, shkruan Insajderi.

Kongresisti Stutzma në reagimin e tij ka shkruar shkurt ‘‘Çlirim’’.

Çështja e tarifës ndaj SHBA-ve, ka ngritur debat në vend ku përfaqësues të ndryshëm të partive, përveç presidentes, kanë kërkuar që Qeveria ta largojë këtë tarifë.

Pos këtyre, ka qenë edhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ajo që ka kërkuar që tarifa të largohet. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark