Reagon djali i policit që dyshohet se vetëvra: I shërbeve atdheut si në luftë ashtu edhe në liri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon djali i policit që dyshohet se vetëvra: I shërbeve atdheut si në luftë ashtu edhe në liri

    Insajderi
    04 April 2025 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djali i policit që dyshohet se kreu vetëvrasje sot në Prishtinë, ka njoftuar për varrimin e babait, raporton Insajderi.

    Benet Tolaj, njofton se varrimi do të bëhet nesër në ora 16:20 në Pejë.

    Ne si familje ju falenderojmë të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ne në këto momente të vështira. I shërbeve atdheut si në luftë ashtu edhe në liri“, shkruan djali i Alban Tolajt, Benet Tolaj.

    Alban Tolaj, është zyrtari policor që u gjet pa shenja jete sot në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se dyshohet se polici është vetvrarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark