“Nuk e paramendova krimin”, ish-dashuri i Ilaria Sulës rrëfehet gjatë marrjes në pyetje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Nuk e paramendova krimin”, ish-dashuri i Ilaria Sulës rrëfehet gjatë marrjes në pyetje

    Insajderi
    04 April 2025 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mark Antony Samson, 23-vjeçari që rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula, studentes me origjinë shqiptare, deklaroi se nuk e kishte paramenduar krimin. Këtë e ka bërë gjatë marrjes në pyetje për të vërtetuar arrestimin, i cili zgjati mbi pesë orë, para gjykatësit hetues, transmeton Insajderi.

    Prokurorët e akuzojnë të riun për vrasje të rëndë me dashje dhe fshehje të kufomës se ka tentuar të heqë qafe trupin e Ilarisë duke e hedhur në një luginë, pasi e kishte mbyllur në një valixhe.

    Ai tha se e vrau atë mëngjesin e 26 marsit, pasi ajo shkoi një natë më parë në banesën e tij.

    I dyshuari shpjegoi se e reja kishte shkuar në banesën në Via Homs, në lagjen afrikane, në mbrëmjen e datës 25 për t’i kthyer disa nga rrobat e tij. Sipas tij ajo kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje dhe për këtë arsye preferoi të flinte me ish-in për të shmangur transportin publik.

    Sipas djalit, të dy së ​​fundmi i kishin dhënë fund një lidhjeje që kishte vazhduar prej disa muajsh me ulje-ngritje.

    I dyshuari më pas pretendoi se gjithçka e kishte bërë i vetëm dhe në pyetjet e gjyqtarit hetues për rolin e prindërve ai ushtroi të drejtën për të mos u përgjigjur. Djali tha se e ngarkoi trupin në makinë, pasi e mbylli në një valixhe, duke e braktisur në një luginë. 23-vjeçari pohoi gjithashtu se kishte pastruar vendin e sulmit. (A2 Televizion)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark