"Asnjë cent më shumë", Nesër protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Asnjë cent më shumë”, Nesër protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës

    Insajderi
    04 April 2025 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtunën, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila pritet të ketë një ndikim të rëndë për qytetarët dhe bizneset.

    Aktivistët dhe qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00, për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 15% të tarifave të energjisë elektrike.

    Luan Hasanaj, organizatori i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe bizneset.

    Ai ka kërkuar që të gjitha bizneset, në shenjë solidarizimi, të mbyllin lokalet e tyre për një orë, nga ora 15:00 deri në 16:00.

    Hasanaj ka thënë se kjo rritje e çmimit të energjisë nuk është vetëm barrë për qytetarët, por edhe për bizneset, duke rritur kostot e operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark