16-vjeçari durrësak shkelë për vdekje një person- Vetura përfundon në ujë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    16-vjeçari durrësak shkelë për vdekje një person- Vetura përfundon në ujë

    Insajderi
    05 April 2025 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit.

    Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz ka përplasur një person që deklarohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit, transmeton Insajderi.

    Ndërkaq drejtuesi i mjetit, 16-vjeçari me iniciale K. B., nuk ka dëmtime shëndetësore, teksa nuk kishte as leje drejtimi. Makina që drejtonte i mituri ka përfunduar në ujë.

    Mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë duke aksidentuar peshkatarin amator dhe përfunduar në ligatinë.

    Për shkak të dinamikës dyshohet mos ka aksidentuar dhe ndonjë peshkatar tjetër që ka përfunduar në ujë.

    Viktima është identifikuar si Qerim Bajrami. Mësohet se ai ka qenë peshkatar amator që po gjuante peshk në ligatinën e Fllakës.

    Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë rrugës nëse ka edhe të dëmtuar të tjerë nga ky aksident.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark