Kurti shkon për ngushëllime tek familja e policit nga Kaçaniku, që u vra pesë ditë më parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shkon për ngushëllime tek familja e policit nga Kaçaniku, që u vra pesë ditë më parë

    Insajderi
    05 April 2025 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, për të shprehur ngushëllime pas vrasjes së tij të martën, më 1 prill.

    Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria, thuhet se Kurti u mirëprit nga familjarët e të ndjerit dhe gjatë vizitës vlerësoi lartë figurën e rreshterit Lika për kontributin e tij në ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe për sigurinë e qytetarëve dhe shtetit.

    “Rreshteri Muhamed Lika ka punuar e kontribuar shumë për rendin dhe ligjin, paqen dhe sigurinë e qytetarëve dhe shtetit tonë. Përpara se gjithash, ai është angazhuar dhe ka kontribuar si luftëtar i UÇK-së për çlirimin e popullit dhe vendit tonë. Vrasja e tij do të zbardhet dhe kriminelët tinëzarë do të gjykohen e dënohen. Emri i tij do të rrojë dhe kujtimi për të nuk do të shlyhet,” ka shkruar Kurti në librin e ngushëllimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark