Parashikimi i motit për ditët në vijim, temperaturat do të shkojnë në minus - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët në vijim, temperaturat do të shkojnë në minus

    Insajderi
    05 April 2025 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më i ftohtë parashihet moti gjatë javës së ardhshme në vend me depërtimin e të ftohtit arktik në këtë fundjavë.

    Mëngjeseve kryesisht do të ketë ngrica, me minimale deri në -5C, fillimisht, nën kushte të motit më të kthjellët. Ditën e enjtë orëve të hershme ka sinjale që reshje të dobëta dëbore të paraqiten në pjesë të vendit, megjithëse me gjasa të ulëta.

    Ditën e premtë dhe të shtunë herë herë shfaqen kushte për riga lokale shiu. Temperaturat marrin një trend të rritjes, me maksimale që i afrohen vlerave mesatare deri në 10C e 12C të enjtën e të premtën, e në fundjavë 14C e 16C. Minimalet mbesin më gjatë nën 0C, së paku deri të premtën.

    Nga java e tretë tendencat janë për një mot më stabil, me më shumë diell, por dhe rritje të temperaturave mbi mesatare, deri në 20C e 21C, ato maksimale. Minimalet shënojnë rritje deri në 8C e 9C, njofton Mendimi për Motin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark