Kush është finalisjta e parë e Big Brother Vip Albania? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kush është finalisjta e parë e Big Brother Vip Albania?

    Insajderi
    06 April 2025 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rozana Radi është zyrtarisht finalistja e parë e “Big Brother VIP Albania 4”. Ajo triumfoi në televotimin me Gertën, duke fituar zemrat e publikut dhe duke siguruar një vend të artë në natën finale më 19 prill.

    Për një javë me radhë, publiku kishte në dorë fatin e dy banoreve. Në fund, votat e shumta shkuan për Rozanën, e cila tashmë është një hap më afër çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, percjell Insajderi.

    Ky moment u prit me shumë emocione brenda dhe jashtë shtëpisë, pasi Rozana, me qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë, energjinë dhe karakterin e fortë, ka arritur të krijojë një lidhje të veçantë me publikun.

    Pasi që finalja po afron edhe loja po bëhet gjithnjë e më e ashpër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark