Dua Lipa shijon diellin australian, shfaqet me bikini në plazhin e Sydney - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa shijon diellin australian, shfaqet me bikini në plazhin e Sydney

    Insajderi
    06 April 2025 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të suksesshëm të turneut “Radical Optimism” në Australi, Dua Lipa festoi me një ditë relaksi në plazhin Coogee të Sydney.

    E veshur me bikini të zeza minimaliste dhe pantallona të shkurtra xhins, 29-vjeçarja tregoi linjat e saj të tonifikuara, duke shijuar diellin australian në shoqërinë e ekipit të saj.

    Këngëtarja kishte zgjedhur një stil të thjeshtë, por luksoz, duke e kombinuar veshjen me një çantë të re Chanel nga koleksioni i fundit dhe këpucë Tabi nga Maison Margiela, shkruan DailyMail.

    Para se të uleshin për të marrë rreze, Dua dhe grupi bënë një shëtitje përgjatë bregut.

    Ylli i popit pritet të udhëtojë drejt Zelandës së Re këtë javë, ku do të performojë në Auckland më 2 dhe 4 prill.

    Gjatë qëndrimit të saj në Australi, ajo u pa edhe në momente të zakonshme, si p.sh. duke blerë ushqime në një supermarket lokal në Bondi, ku ra në sy unaza e saj e bukur e fejesës me diamant.

    Dua vazhdon të kombinojë me finesë stilin e saj magjepsës me jetën e përditshme – një ikonë globale që di të shkëlqejë në çdo rrethanë. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark