Real Madridi e njofton gjigantin italian për çmimin e Fran Garcias - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi e njofton gjigantin italian për çmimin e Fran Garcias

    Insajderi
    06 April 2025 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi spanjoll Fran Garcia mund të largohet në verë nga Real Madridi.

    Defensa Central ka njoftuar se anësori i majtë po e vlerëson largimin nga Santiago Bernabeu për tu transferuar në një skuadër ku do tv jetë titullar i rregullt.

    Mediumi spanjoll raporton se Real Madridi është gati të ndahet me 25-vjeçarin dhe është i gatshëm ta lërë të shkojë për 25 milionë euro, me planet për të nënshkruar me Miguel Gutierrez të Girona si zëvendësues të tij.

    Gjiganti italian, Juventusi, po ndjekin Garci-n dhe janë të përgatitur për të përmbushur tarifën e kërkuar nga Los Blancos.

    Juventusi po përgatitet për shitjen e Andrea Cambiasos dhe Fran Garcia shihet si zëvendësues i tij.

    Gjithsesi për anësorin spanjoll ka interesim edhe nga klubet angleze dhe shuma e kërkuar nga Reali nuk duket e ekzagjëruar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark