
Liverpooli ka pësuar humbje me rezultat 2-3 në udhëtim ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 31-të në Premier Ligë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin “reds” të cilët realizuan për 1-0 në minutën e 14-të përmes Alexis Mac Allister.
Fulhami nuk humbi shumë kohë, duke përmbysur rezultatin.
Fillimisht për të barazuar shifrat realizoi Ryan Sessegnon në minutën e 23-të i cili u gjend në vendin e duhur për rezultatin 1-1.
Në minutën e 32-të Alex Iwobi me ndihmën e një devijimi arriti të shënojë për 2-1 duke mposhtur portierin Caoimhin Kelleher.
Teksa po i afroheshin fundit të pjesës së parë Fulhami shënoi edhe një herë tjetër, kësaj radhe përmes Rodrigo Muniz (37’) i cili gjeti rrjetën për 3-1.
Liverpooli u këndell në pjesën e dytë, madje arritën të shënojnë edhe një gol por duke mos arritur që ta evitojnë humbjen.
‘Të Kuqtë’ patën mundësinë që të barazojnë gjithçka në minutën e 79-të, por fatkeqësisht goditja e Harvey Elliott u ndal nga shtylla.