Nga kjo ditë mallrat nga Kosova i nënshtrohen tarifës prej 10 për qind të SHBA, çka thonë ministria? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga kjo ditë mallrat nga Kosova i nënshtrohen tarifës prej 10 për qind të SHBA, çka thonë ministria?

    Insajderi
    06 April 2025 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të dytën ditë me radhë, bizneset që kanë eksportuar mallrat e tyre për në SHBA kanë paguar tarifat e vendosura nga Uashingtoni. Bizneset në Kosovë janë ankuar se tarifa prej 10% është e lartë dhe mund të ulë eksportin për në këtë shtet. Qeveria e Kosovës po vazhdon diskutimet me autoritetet amerikane për tregti të lirë mes dy shteteve.

    Nga e shtuna, të gjitha bizneset kosovare që kanë eksportuar mallrat e tyre në SHBA janë detyruar të paguajnë tarifën prej 10%. Kjo pasi një ditë më parë hyri në fuqi vendimi i Uashingtonit për vendosjen e masave reciproke ndaj shteteve të tjera.

    Përfaqësues të bizneseve kanë paralajmëruar rënie të eksportit për në SHBA, dhe po ashtu edhe rënie të ekonomisë vendore në rast se tarifat nuk hiqen.

    Ndërsa nga Ministria e Financave i kanë thënë RTK-së se janë në komunikim me autoritetet amerikane dhe se janë të gatshëm për tregti të lirë pa barriera. Çështja e tarifave dhe bashkëpunimit tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një temë që Qeveria e Kosovës e ka trajtuar me seriozitet dhe përkushtim të vazhdueshëm.

    “Qysh në prill të vitit 2023, gjatë një vizite zyrtare në Uashington DC, Ministri i Financave Hekuran Murati, së bashku me Zëvendëskryeministrin Bislimi, ka takuar përfaqësues të Departamentit të Tregtisë të SHBA-së, me të cilët është diskutuar edhe për një marrëveshje të mundshme për tregti të lirë mes dy vendeve. Kjo temë është përsëritur më pas edhe nga Kryeministri Albin Kurti në takimet e tij me ish-ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.”

    Nga komuniteti i bizneseve në Kosovë tash e disa ditë kanë kërkuar nga ekzekutivi që të heqë tarifat që Kosova i ka vendosur ndaj mallrave të SHBA-së, në mënyrë që t’i hapet rrugë heqjes së barrierave edhe nga Uashingtoni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark