Çmimi i Bitcoin bie ndjeshëm, tregjet e kriptove po “përjetojnë pasojat“ e tarifave të Trumpit - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Çmimi i Bitcoin bie ndjeshëm, tregjet e kriptove po “përjetojnë pasojat“ e tarifave të Trumpit

    Insajderi
    07 April 2025 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vlera e kriptovalutave ra ndjeshëm gjatë javës në Azi, duke nënvizuar një ndjenjë të qartë të rrezikut në të gjithë tregjet.

    Bitcoin humbi rreth shtatë për qind të vlerës mbrëmjen e së dielës deri të hënën në mëngjes në Singapor, duke arritur në një pikë të ulët prej 77,077 dollarë.

    Etherium ra në 1,538 dollarë, niveli më i ulët brenda ditës i pa parë që nga tetori i 2023-ës.

    Si Bitcoin ashtu edhe Ether më vonë “zvogëluan humbjet”.

    Rënia vjen teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi tarifat gjithëpërfshirëse që tashmë kanë “fshirë” triliona dollarë në vlerë nga aksionet amerikane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark