Në aeroportin e Prishtinës kapet një person me 144 boksa cigaresh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në aeroportin e Prishtinës kapet një person me 144 boksa cigaresh

    Insajderi
    07 April 2025 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas shqiptar është ndaluar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi gjatë kontrollit doganor iu zbuluan 28,800 copë cigare të padeklaruara, të destinuara për fluturimin Prishtinë–Londër, raporton Insajderi.

    Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rreth orës 10:30 të mëngjesit, gjatë procedurave të zakonshme të kontrollit në dalje të aeroportit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të cigareve me banderola të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

    Mallrat janë identifikuar përmes skanimit të bagazheve dhe në prani të vetë udhëtarit. Bëhet fjalë për 144 boksa cigare, të cilat nuk ishin deklaruar, siç kërkohet me ligj.

    Dogana njofton se malli është konfiskuar, ndërsa rasti është klasifikuar si kundërvajtje doganore dhe po trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark