Aksident mes 4 veturave në Rixhevë - 5 persona mbesin të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes 4 veturave në Rixhevë – 5 persona mbesin të lënduar

    Insajderi
    07 April 2025 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Rixhevë të komunës së Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Insajderin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:10, ndërsa të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor”, tha Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark