Egli Tako e vendosur: Nëse nuk shpallem finaliste, lë shtëpinë e BBV - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Egli Tako e vendosur: Nëse nuk shpallem finaliste, lë shtëpinë e BBV

    Insajderi
    07 April 2025 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egli Tako ka dhënë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Gjatë një bisede me banorët, ajo tha qartë se, nëse nuk arrin të shpallet finaliste, do të marrë vendimin për të lënë shtëpinë.

    “Nëse nuk shpallem finaliste, unë e lë shtëpinë. Nuk qëndroj më as edhe një ditë,” u shpreh Egli, duke treguar se për të, arritja në finale është më shumë se një dëshirë – është një kusht, përcjell Insajderi.

    Kjo deklaratë vjen në një moment kur loja po bëhet gjithnjë e më intensive dhe banorët ndihen nën presion. Me këtë qëndrim, Egli tregon vendosmërinë e saj për të mos qenë thjesht pjesë e spektaklit, por për të shkuar deri në fund.

    A do ta mbajë fjalën nëse nuk arrin finalen? Mbetet për t’u parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark