Ftesa e Kurtit ndaj LDK'së- Deklarohet Haziri, ia gjuan 'topin' Abdixhikut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ftesa e Kurtit ndaj LDK’së- Deklarohet Haziri, ia gjuan ‘topin’ Abdixhikut

    Insajderi
    07 April 2025 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hezituar ta komentojë ftesën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për takim të mërkurën ose të enjten për të diskutuar për formimin e institucioneve Kuvendit dhe Qeverisë.

    Haziri ka thënë se vetëm Lumir Abdixhiku mund të deklarohet pasi ftesa është adresuar tek ai.

    “Letra është adresuar Kryetarit të LDK-së vetëm dhe vetëm ai mund te deklarohet!”, tha Haziri për RTV21.


    Ftesa e Kurit drejtuar LDK-së vije pas takimeve që kishte zhvilluar me partitë minoritare jo serbe në objektin e Qeverisë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ishte ankuar se Serbia po ndërhynë për pengimin e formimit të institucioneve të reja përmes ndikimit te deputetët e partive minoritare jo serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark