
Këngëtarja Sabrina Carpenter është vënë sërish nën kritika të ashpra pas performancës së saj në turneun Short n’ Sweet në Stokholm.
Gjatë një prej koncerteve të saj, ajo realizoi një skenë që simulonte një akt seksual lezbik, duke sjellë një reagim të madh nga publiku dhe mediat, përcjell Insajderi.
Në videon që është shpërndarë në rrjetet sociale, Sabrina shfaq një “pozë për lezbiket Juno”, ku ajo gjunjëzohet në skenë dhe imiton seksin oral, ndërsa interpreton këngën e saj Juno. Klipi i këtij momenti është bërë viral, duke shkaktuar një diskutim të gjallë në rrjetin social X, ku një përdorues shkroi: “Fituesja e Grammy-t, Sabrina Carpenter, është nën kritika pasi ajo performoi një ‘pozim të ri lezbike Juno’ gjatë turneut të saj në Stokholm, i cili duket se imiton aktet orale”.
@vojtasrep europe closing night juno position WHATTTT @Sabrina Carpenter #shortnsweet #shortnsweettour #shortnsweetstockholm #fyp ♬ original sound – vojtasrep