Serbët e arrestuar në Gjakovë- Zbulohen detaje se çfarë deklaruan para Gjykatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët e arrestuar në Gjakovë- Zbulohen detaje se çfarë deklaruan para Gjykatës

    Insajderi
    07 April 2025 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy nga katër serbët e arrestuar një ditë më parë nga Policia e Kosovës në Gjakovë para Gjykatës Themelore në Gjakovë kanë treguar se çfarë punojnë në Serbi.

    Pavle Kragoviq deklaroi para Gjykatës Themelore në Gjakovë se punon si inspektor i policisë në Kragujevc, derisa Milovan Steviq deklaroi se është stomatolog, në akademinë ushtarake të mjekësisë në Beograd.

    Në këtë seancë dy të arrestuarit e tjerë, Branko Rakiq dhe Nemanja Vamoviq nuk deklaruan se kanë lidhje me institucionet e sigurisë së Serbisë. Rakiq tha se është teknik i komunikacionit, derisa Vamoviq inxhinier i pylltarisë, raporton RTK.

    Prokurorja Venera Shala gjatë leximit të kërkesës për paraburgim tha se mjetet e mprehta i mbanin gjatë vizitës së manastireve ortodokse në Republikën e Kosovës. Ajo kërkoi masën e paraburgimit pasi rreziku i arratisjes për të pandehurit, sipas saj, lidhet me faktin se të gjithë janë shtetas të Serbisë dhe kjo mund t’i bëjë të paarritshëm nëse ata ikin në territorin e Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark