Anëtarësimi në BE, Balla: Kosova e meriton t’i nisë negociatat sa më shpejt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtarësimi në BE, Balla: Kosova e meriton t’i nisë negociatat sa më shpejt

    Insajderi
    07 April 2025 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shtetit të Shqipërisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, po merr pjesë në konferencën dyditore të organizuar nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve të Parlamentit Evropian, në Bruksel, mbi programin Willy Brandt për Zgjerimin e BE-së, ku deklaroi se Shqipëria do të anëtarësohet në BE deri në 2030-ën.

    Gjatë fjalës së tij, Balla kërkoi hapjen e negociatave edhe për Kosovën, raporton ATSH, transmeton Insajderi.

    “Ne do të donim shumë që çdo vend t’i niste negociatat. Gjithashtu, Kosova e meriton t’i nisë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur – sa më shpejt që ju të mundeni. Dhe ne duam shumë që edhe Maqedonia e Veriut t’i nisë negociatat,” deklaroi Balla.

    Ministri Balla i dha përgjigje interesimit të eurodeputetit kroat, raportues i PE për Serbinë, Tonino Picula, mbi marrëdhëniet me SHBA pas rizgjidhjes së presidentit Trump, duke deklaruar se Shqipëria është vendi më proeuropian dhe proamerikan në Evropë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark