Konjufca tregon dy skenarët për formimin e Qeverisë së re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca tregon dy skenarët për formimin e Qeverisë së re

    Insajderi
    08 April 2025 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me partitë politike, tha se ky takim ishte në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, që mbahet më 15 prill.

    Glauk Konjufca, ka deklaruar se skenarët për formimin e Qeverisë së re, janë ose krijimi i një qeverie të shkurtër ose krijimi i një qeverie që është afatgjatë që e zgjedh edhe presidentin.

    ‘‘Mendoj që një qeveri e ardhshme kur krijohet janë dy skenarë i kemi krejt: Ose është skenari i një qeverie të shkurtë që qeverisë deri në zgjedhjen e presidentit; Ose është skenari i dytë i krijimit të një qeverie e cila është e aftë të zgjedh edhe presidentin. Cilën skenar e përqafon LVV, nuk mund tua them  këtë. Sa i përket kësaj detajeve se qysh i shohim koalicionet e këto, duhet të vini në LVV dhe japim aty intervistat tona. Janë vetëm dy mundësi, ose do të krijohet një qeveri e shkurtë ose një qeveri afatgjate që mundet me zgjedh edhe presidentin’’, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark